16:15 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trump: Princi i Kurorës Saudite mund të jetë i përfshirë  në vrasjen e gazetarit

Pas fotografisë e cila pushtoi mediat e botës, që shfaqte takimin e Princit të Kurorës së Emirteve të Bashkuara të Arabe, Mohammed bin Salman me të birin e gazetarit të ndjerë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka folur për herë të parë për The Guardian.

Trump ka thënë se princi saudit, Mohammed bin Salman mund të ishte përfshirë në operacion për të vrarë gazetarin Jamal Khashoggi, duke vënë në pah se princi po i drejton gjërat në Riad.

I pyetur për përfshirjen e mundshme të princit të kurorës, Trump tha: “Epo, princi po drejton gjërat atje më shumë në këtë fazë. Ai po drejton gjëra dhe kështu nëse dikush do të ishte, do të ishte ai”.

Presidenti i SHBA-së, ka vënë në dukje mesazhe lidhur me sanksionet ekonomike, duke përjashtuar një bllok të shitjes së armëve në Arabinë Saudite./Indeksonline/