00:01 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Trump reagon për rastin e George Floyd, që vdiq nga ushtrimi i dhunës nga një polic: Ngjarje shumë e dhimbshme

Një ngjarje e rëndë e cila ndodhi sot në Amerikë, ka shokuar gjithë botën.

Bëhet fjalë për George Floyd, 46 vjeçarin i cili ndërroi jetë pas ushtrimit të dhunës nga oficeri i policisë në Minneapolis.

Video ku shihej përdorimi i dhunës drejt Floyd-it ka shokuar gjithë opinionin e për këtë është deklaruar edhe presidenti amerikan, Donald Trump, transmeton Indeksonline.

“Një ngjarje shumë shumë e dhimbshme, shumë shumë ngjarje e trishtë”, tha Trump.

Ai u pyet nëse polici në fjalë do të shkarkohet ku tha se do të shikojnë një raport të cilin do të marrin.

“Do të kthehemi dhe do të shikojmë raportin e plotë, por është vërtetë një ngjarje shumë e dhimbshme./Indeksonline/