09:49 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Trump refuzoi të miratonte një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, ku McCain quhej hero

Presidenti Donald Trump shkroi vetëm pak fjalë në rrjetin social ‘Twitter’ duke ngushëlluar familjen e senatorit amerikan, John McCain pas vdekjes së tij.

Sipas medieve të huaja, të dielën është bërë e ditur se udhëheqësi amerikan nuk donte të dërgonte një mesazh ku thuhej se McCain ishte njeriu hero në luftën e Vietnamit, megjithatë ndau një shkrim të shkurtër për të cilin edhe u kritikua. Ai nuk pranoi që deklarata e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë ta quante atë hero.

Sekretarja për media, Sarah Huckabee Sanders, shefi i shtabit John F.Kelly dhe pjesa tjetër e stafit kanë redaktuar një projekt të krijuar para se McCain të vdiste, sipas një burimi anonim, transmeton Indeksonline.

Versioni përfundimtar nuk u miratua por që Zyra për Informim nuk pranoi të komentonte.

Ish-zëdhënësi i Ekipit Ligjor të Trump, Mark Corallo, pranoi se reagimi i Trump-it ishte  i tmerrshëm.

Senatori amerikan, McCain vdiq në moshën 81 vjeçare pas një beteje serioze me kancerin./Indeksonline/