07:58 / E Enjte, 14 Janar 2021 / Blerina Racaj

Trump s’e jep asnjë koment pas ngritjes së akuzave për shkarkim

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për fajësimin e presidentit amerikan, Donald Trumpit. Për këtë të fundit, kjo ishte hera e dytë dhe rasti i vetëm që i ndodh një ngjarje e tillë një presidenti amerikan.

Pas votimit, pari i shtetit të SHBA-ve ka mbajtur një fjalim përmes një video mesazhi të publikuar në llogarinë e Shtëpisë së Bardhë në Twitter.

Ai sërish ka dënuar dhunën në Kongresin amerikan, duke thënë se “dhuna dhe vandalizmi nuk kanë absolutisht vend në SHBA dhe asnjë vend në lëvizjen tonë”.

Trump nuk bëri asnjë koment për fajësimin që i bënë ligjvënësit amerikan në Dhomën e Përfaqësuesve.