23:25 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Trump shkarkon nga posti Prokurorin e Përgjithshëm, e zëvendëson menjëherë!

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka shkarkuar nga posti, Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions.

“Me kërkesën tuaj po dorëzoj dorëheqjen time”, ka shkruar Sesion në një letër drejtuar shefit të shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly.

Ne krye të Prokurorisë së Përgjithshme tani e tutje do të jetë Matthew Whitaker. Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se Matthew G.Whitaker, shefi i Shtabit të Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions në Departamentin e Drejtësisë, do të bëhet Prokuror i Përgjithshëm i ri i SHBA-së, i cili do të shërbejë mirë në vendin tonë…Ne falënderojmë Prokurorin, Jeff Sessions për shërbimin e tij”, ka shkruar Trump, transmeton Indeksonline.

Ndryshe mediat e huaja kanë raportuar se Trump vazhdimisht kishte kritikuar punën e Sesion-it./Indeksonline/

Temat: