Trump thotë se SHBA-ja do të ndihmojë anijet e bllokuara në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikëws, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja do të nisë nga dita e hënë një operacion për të ndihmuar në lirimin e anijeve të mbetura të bllokuara në Gjirin Persik, si pasojë e luftës SHBA – Iran.
“U kemi thënë këtyre vendeve se do të udhëheqim anijet e tyre në mënyrë të sigurt jashtë këtyre ujërave të kufizuara, në mënyrë që të mund të vazhdojnë lirshëm aktivitetin e tyre”, ka shkruar ai në një postim në platformën Truth Social, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Reuters-it, njoftimi vjen në një kohë tensioni të lartë në rajon, pasi një cisternë raportoi se është goditur nga predha të panjohura në Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të energjisë.
Trump nuk dha shumë detaje, lidhur me planin për të ndihmuar anijet dhe ekuipazhet e tyre, të cilat sipas tij janë “të bllokuara” në këtë korridor jetik dhe po përballen me mungesë ushqimi dhe furnizimesh të tjera.

