19:43 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Trump u takua me Mark Zuckerberg, fshehtas në tetor

Donald Trump priti drejtorin ekzekutiv të Facebook Mark Zuckerberg për një darkë private në Shtëpinë e Bardhë, në tetor.

NBC News zbuloi se takimi, i cili nuk ishte zbuluar më parë, u zhvillua kur Zuckerberg ishte në Uashington, transmeton Indeksonline.

Zuckerberg dhe Facebook janë kritikuar ashpër për lejimin e politikanëve që të bëjnë mashtrime në reklamat e tyre. Facebook më parë kishte ndaluar reklamat që përmbajnë “përmbajtje mashtruese”, por ai e ka hequr atë ndalim kur zbatohet për reklamat politike.

Dyshja gjithashtu mbajtën një takim në Shtëpinë e Bardhë në shtator./Indeksonline/