09:15 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Trupi i Bryantit – identifikohet vetëm nga shenjat e gishtave

Mjeku i Zyres ligjore të Qarkut në Los Angjelos ka konfirmuar që është duke punuar në identifikimin e nëntë personave të vdekur nga rrëzimi i helikopterit.

Bëhet e ditur se trupat e personave të vdekur kanë qenë tejet të shkatërruar sa që identifikimi i Kobet është dashur të bëhet vetëm nga shenjat e gishtave.

Për momentin, departamenti nuk ka identifikuar zyrtarisht pesë viktimat e tjera: Gianna Bryant, Payton Chester, Keri Altobelli, Alyssa Altobelli dhe Christina Mauser.

Nga provat e para bëhet e ditur se helikopteri ishte nën ndikimin e energjisë së lartë në moment kur ka goditur tokën.

Po ashtu, për faq të keq, në bord nuk kishte pajisje mbrojtëse në rast aksidenti./Indeksonline/