12:20 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Trupi i pajetë i Fadil Vokrrit dërgohet në Institut për obduksion

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka pranuar trupin e pajetë të legjendës së futbollit në Kosovë, Fadil Vokrrit.

Lajmin e ka treguar për “Indeksonline” Drejtori  i këtij Instituti, Arsim Gërxhaliu.

Ai ka thënë se me vendim të Prokurorit, trupi i Vokrrit është dërguar për në obduksion.

“Prokuroria ka dhënë urdhër që të dërgohet trupi i pajetë për obduksion. Trupi është dërguar për në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe tash ne kemi pranuar”, ka thënë Gërxhaliu.

Ndryshe, mësohet se Vokrri ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare si pasojë e një arresti kardiak, që e ka kapluar gjatë ditës së sotme./Indeksonline/

(Foto ilustrim)

Trishtuese: Vdes Fadil Vokrri

Ekskluzive: Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Fadil Vokrrit