17:06 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020

Trupërojat e Thaçit arrestojnë qytetarin vetëm pse bërtiste: “O hajn, o hajn!”

Derisa po mbante një konferencë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi një qytetar dëgjohej jashtë rrethojave të objektit të Kuvendit të Kosovës duke thirrur: “O hajn, o hajn” në drejtim të presidentit.

Menjëherë pas këtyre thirrjeve trupërojat e presidentit i janë vënë në ndjekje qytetarit. Indeksonline ka filmuar ekskluzivisht këtë moment, ku shihen trupërojat e presidentit Thaçi duke e arrestuar qytetarin.

Gjatë arrestimit, reaguan edhe disa kalimtarë të rastit, të cilët ishin në këtë vendngjarje.

Trupërojat e presidentit shihen duke e grushtuar qytetarin në fjalë, ku më pas edhe e arrestuan.

Madje gjatë këtij momenti trupërojat e Thaçit tentuan që t’ia merrnin telefonin gazetarit të Indeksonlinet, i cili përmes xhirimit po kapte këtë moment./Indeksonline/

Mos i humb