21:01 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Tuchel flet për lëndimin e Mbappes, shpreson në të kundër Atalantës

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel nuk e humb shpresën se mund të llogarisë në sulmuesin, Kylian Mbappe për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve që kampioni francez do të luajë kundër Atalantës më 12 gusht.

Francezi u lëndua gjatë ndeshjes finale të Kupës së Francës kundër Saint Etienne, pasi u ndeshe me Loic Perrin, Mbappe dëmtoi rëndë këmbën e djathtë, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse mjekët thonë se ai vështirë se do të rikthehet në ndeshjen kundër Atalanëts, tekniku Tuchel beson tek sulmuesi i tij.

“Ai po punon mirë, por ka shumë pak kohë për ndeshjen kundër Atalanës. Ne do të presim deri të Shtunën për të parë se çfarë thonë mjekët’, tha Tuchel.