15:02 / E Premte, 23 Prill 2021 / Blerim

Tuchel i del në ndihmë Abramovichit: Ai gjithmonë mendon mirë për klubin

Thomas Tuchel ka folur para mediave një ditë para ndeshjes së rëndësishme në Premierligë kundër West Hamit.

Tuchel foli edhe për dështimin e ‘European Super League’, shkruan IndeksOnline

Trajneri gjerman po ashtu mbron pronarin rus, Roman Abramovich.

“Tifozët duhet ta vlerësojnë pronarin, Roman Abramovich. Ai gjithmonë mendon mirë për klubin. Unë s’kam biseduar me të që kur erdha në Chelsea”, ka thënë Tuchel.

Për ndeshjen e nesërme, Tuchel tregoi se Kovacic pritet të mungoj, kurse në portë do të jetë portieri, Mendy./IndeksOnline/