15:49 / E Martë, 04 Janar 2022 / B O

Tuchel jep lajmin e fundit për Lukakun: Ai kërkoi falje, por…!

Thomas Tuchel ka konfirmuar se Romelu Lukaku do të jetë në dispozicion për Chelsean kundër Tottenham.

Trajneri gjerman ka njoftuar se sulmuesi belg ka kërkuar falje dhe është kthyer në stërvitje.

“Lukaku ka kërkuar falje. Ai është kthyer sot në stërvitje dhe se nesër do të jetë me neve për ndeshjen ndaj Tottenham” ka thënë Tuchel.

Prishja e raporteve me Tuchel thuhej se kishte acaruar Lukakun dhe po mendonte largimin nga skuadra.

Ylli belg su ftua fare në ndeshjen e fundit të Chelseat ndaj Liverpoolit./Indeksonline/