00:00 / E Diele, 07 Gusht 2022 / Gj. Sh

Tuchel konfirmon se Alonso ka kërkuar largimin nga Chelsea

Gjigantët spanjoll, Barcelona janë afër transferimit të një tjetër lojtari kësaj vere

Thomas Tuchel ka pranuar që Marcos Alonso ka shprehur dëshirën që të largohet për në Barcelonë. Këto komente ai i ka bërë pas fitores 1-0 kundër Everton. Mbrojtësi anësor i Chelsea nuk ka qenë i përfshirë në skuadër për vizitën që ata bënë në Goodison Park.

Spanjolli është lidhur me një kalim në Camp Nou gjatë verës dhe duket se ai do të jetë pjesë e skuadrës së Xavit.

Spekulimet për të ardhmen e Alonsos arritën kulimin kur ai sot u la jashtë skuadrës së Chelseat, të cilët luajtën ndeshjen e parë në Merseyside sonte.

Nuk ishte befasi dhe Tuchelit ju bë një pyetje për 31 vjeçarin pas ndeshjes.

“Po, Marcos ka kërkuar që të largohet nga klubi dhe ne jemi pajtuar me këtë. Do të ishte jo e kuptimtë që ai të ishte në fushë sot”, tha trajneri i Bluve.

Disa raporte kanë theksuar se Alonso është afër arritjes së një marrëveshje me Barcelonën, e cila do të sillte fundin e një periudhe të tij gjashtë vjeçare në Londër. Megjithatë, skuadra spanjolle po vazhdon të vuajë regjistrimin e blerjeve të reja dhe kjo prurje e re nuk do të jetë e lehtë për ta.

Tuchel ka folur edhe për transferet e reja që ai dëshiron t’i bëjë këtë verë.

Chelsea po vazhdon ta testojë me oferta Leicester Cityn për mbrojtësin Wesley Fofana, derisa në listë të transfereve është edhe Pierre-Emerick Aubameyang që do ta plotësonte vendin e lënë nga Romelu Lukaku.

“Nëse ne mund të shtojmë lojtarë të rinj, ne do ta bëjmë. Jo vetëm mesfushorë, si opsion të prë, por ne jemi gati për të transferuar çdo lojtarë që na duhet”, tha Tuchel për Sky Sports.

“Mendoj se ne mund ta përdorim këtë energji të re, këto këmbë të reja dhe një prurje të freskët që do të na dërgonte ne në një tjetër nivel. Nëse jo, ne do të vazhdojmë me këtë skuadër dhe mendoj se do të mund t’i përdorim resurset tonë për të pasur më shumë kualitet”.