09:59 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Tuchel me shpresë për rikthimin e Neymarit sot ndaj Reims

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Reims dhe Paris SG, duel ky në kuadër të xhiros së pestë në Ligue 1.

Kështu, trajneri i PSG-së, Tuchel tha se skuadra e tij është dëmtuara shumë qysh nga incidenti me klubi e Olympique Marseille pas sanksioneve dhe dënimeve për futbollistët, shkruan IndeksOnline

Tuchel në konferencë për media reagoi ashpër për vendimin e  LFP për t’i dënuar futbollistët e Parisit.

Ai tha se i duke që vetëm skuadra e tij ishte përgjegjës për këtë rast e jo edhe Marseille.

“Futbollistët tonë nuk reaguan mirë, kjo është e qartë, por unë nuk mundem ta kuptoj se si vetëm ne jemi fajtor këtu”, tha fillimisht Tuchel.

“Duke se vetëm ne jemi përgjegjës për këtë incident e jo edhe skuadra tjetër”.

Ai gjithashtu tha se shpreson se Neymar të rikthehet.

“Neymar do të kthehet me ne, si dhe Diallo dhe Paredes. Ne kemi bërë një javë të shkëlqyeshme në stërvitje. Unë ende nuk kam vendosur nëse do të luaj me katër sulmuesit e mi”, tha ai.