21:12 / E Martë, 11 Gusht 2020 / C E

Tuchel tregon për fatin e Mbappe kundër Atalantës

Nesër zhvillohet ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve në mes të Atalantës dhe PSG-së.

Ndeshja luhet në teren neutral dhe në gjysmëfinale kalon fituesi i kësaj ndeshje pasi nuk do të ketë ndeshje kthimi, shkruan Indeksonline.

PSG ka qenë në dyshim për Kylian Mbappe pasi ky i fundit ka pësuar një lëndim më herët.

Por Thomas Tuchel e ka përfshirë francezin në listë dhe mund të paraqitet kundër italianëve.

Mbappe është nga pikat më të forta të parisienëve dhe një lojtar shumë i rëndësishëm i formacionit. /IndeksOnline/