15:24 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tuna në ‘Xing me Ermalin’ ju shkrinë me pamjen

Këngëtarja Altuna Sejdiu, përmes një publikimi të bërë, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në emisionin e ‘Xing me Ermalin’, shkruan Indeksonline.

Me këtë rast, Tuna po shënon daljen e dytë publike, ose thënë më mirë rikthimin e saj pas një periudhë të gjatë pauze për shkak të shtatzënisë.

Këngëtarja nga Maqedonia, rikthimin e saj të parë e bëri në ‘Prive’ aty ku foli për detaje të reja e thuajse të pathëna.

Ndër të tjera, ajo foli edhe lidhur me deklaratat që vëllai i bashkëshortit të saj Roberti, pati deklaruar në emisione live për të.

E tani në ‘Xing’ pritet ndonjë goditje e radhës e këngëtares, derisa me pamjen e saj duket e jashtëzakonshme./Indeksonline/