10:00 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / AR

Tuna zbulon se si nuk e mori kurrë apartmentin e fituar nga “Dancing with the Stars”

Këngëtarja e njohur, Tuna, është mjaftë aktive me postime të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi ka publikuar një ‘Instastory’, duke zbuluar një premtim që se mori kurrë, shkruan Indeksonline.

Ajo ndau një foto kur ishte pjesë e ‘Dancing With The Stars’ ku kishte fituar dhe si shpërblim do të merrte një apartament në Tiranë.

‘Sot 7 vjet fitova ‘Dancing With The Stars Albania’, çmimi i premtuar ishte një apartament në Tiranë… garant ende është tu u ndërtu’, ka shkruar këngëtarja./Indeksonline/