21:03 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Turbullira në Badoc do t’i lë pa ujë disa lagje

Banorët e Prishtinës që furnizohen me ujë nga fabrika e trajtimit të ujit “Badoci”, do të kenë reduktime për shkak të turbullirës së krijuar në këtë liqe.

Nga ky reduktim prodhimi (nga ora 19:30, sonte) do të afektohen këto zona: Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Matiçani, Bregu i Diellit, pastaj pikat e tjera të kryeqytetit si: Tophanja, Dardania, Ulpiana dhe qendra e qytetit, pastaj Fushë-Kosova dhe Obiliqi, pothuajse te gjitha zonat mbesin pa ujë sonte prej orës 21:00, thotë KRU “Prishtina”.

Niveli i lartë i turbullirës e bën të pamundur trajtimin e ujit të pijshëm konform standardeve dhe teknologjisë që ka ujësjellësi.