23:51 / E Mërkurë, 05 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Turi djallëzor dhe hipokrit i Edi Rames!

Shkruan: Fadil Maloku

1. Nuk është aq problem ardhje-vajtja e Rames, sa është me rëndësi cilësia dhe “porosia” me të cilën ai po vie(?); Them kështu, ngase, Kosova ështē në një udhēkryq (madje) edhe historik!

2. Pra, a po vjen si; korrier (i Vuçiqit!) si turbullues(i shantazhuar dhe i kriminalizuar!), si “bedel” ( i Borrelit e Lajçakut!) si intrigant (që e shquan natyrën dhe kulturën e tij egoiste!), apo si minues e pengues i shtritjes së sovranitetit të shtetësisë së Kosovës?!

3.Qëndrimi i tij konstant djallēzor e hipokrit ndaj Kosovës, në gjitha këto vite të pasluftës, për mendimin tim sociologjik i ka shkaktuar dëme të pariparueshme çështjes shqiptare, në këto rikonfigurimet e reja gjeostrategjike e gjeopolitike në horizont…! (P.S, Është i turpshëm, madje edhe e frikshëm raporti i tanishëm midis (një kombi) dy shteteve shqiptare…!?)