16:52 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Turqi: Koronavirusi shkaktoi 3461 të vdekur

Turqia është një tjetër shtet, që ka një numër të konsiderueshëm personash të vdekur dhe të infektuar me Covid-19.

Deri tani, në shtetin turk kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 3461 persona.

Kurse, të infektuar me Covid-19 në Turqi deri tani janë 127 659 individë.

Në të gjithë botën, koronavirusi ka shkaktuar 253 169 të vdekur, kurse numri i të infektuarve me Covid-19 në rruzull ka shkuar në 3 669 747 njerëz.