21:06 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / Blerim

Turqia raporton afro 63 mijë raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 62.797 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 2.802 pacientë simptomatikë, dhe 279 vdekje të tjera.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 4 milionë, kurse numri i të vdekurve në 34.734, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA), transmeton Indeksonline.

Rreth 55.413 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3,48 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 3.018, treguan shifrat e fundit.

Mbi 42,5 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 310.420 gjatë ditës së kaluar./AA/Indeksonline/