14:08 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Turqia: Trupat ushtarake të SHBA-së menjëherë të tërhiqen nga rajoni i Sirisë

SHBA duhet të tërhiqen menjëherë nga regjioni i Manbijit, ka paralajmëruar Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

 Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan më 26 janar ka thënë se forcat turke do të luftojnë ushtrinë kurde nga kufiri me Sirinë e deri në lindje të Irakut, përfshirë edhe Manbijin.

Përmes një konference për media, Cavusoglu ka thënë se Turqia dëshiron të shohë hapa konkretë se SHBA nuk e mbështet më milicinë kurde.

Ankaraja tha më parë se këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare, H.R. McMaster, kishte thënë se Uashingtoni nuk do të furnizonte me armë milicinë kurde.

 

Temat: