13:02 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Turqit e kapur dje u deportuan në këtë kohë

Gjashtë shtetasit turq që u kapen dje nga autoritetet kosovare janë deportuar nëpërmjet Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” për në Republikën e Turqisë.

Indeksonline raporton se deportimi i tyre është bërë saktësisht të enjten në orën 10 e 05 minuta.

Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në bazë të mandatit të saj për zbatimin e ligjit për të huajt, kishte revokuar lejet e qëndrimit për shtetasit që dje u deportuan./Indeksonline/