19:02 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Turqit i luten Allahut të ulë vlerën e dollarit amerikan [Video]

Në mesin e krizës diplomatike midis Turqisë dhe SHBA-së mbi një pastor amerikan e ndikoi deri në ekonominë turke, një grup i turqve në provincën jugore të Mersinit i bën lutje Allahut që të ndalojë rritjen e vlerës së dollarit amerikan, njoftoi e përditshmja Cumhuriyet.

Njerëzit që jetonin në një fshat të rrethit Silifke të Mersin u mblodhën të mërkurën për të thënë një lutje kundër rritjes së dollarit. Ata i kërkuan Allahut që të shkatërronte armiqtë e Turqisë dhe të ulte vlerën e dollarit ndaj lirës turke.

Ersin Akdoğan, pjesëmarrës i takimit të lutjes, tha: “Ne kemi mbajtur lutje për shi. Sot ne u lutëm kundrejt dollarit. Zoti na baftë kabull lutjet! Republika e Turqisë do të fitojë këtë luftë ekonomike. Kjo është një luftë e pavarësisë. ”

Lira turke ka humbur mbi 40 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan që nga fillimi i këtij viti.