23:10 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / C E

Tuttosport: Ronaldo refuzoi të marr çmimin “Lojtari i vitit” për shkak të Lewandowskit

Në Emiratet e Bashkuara Arabe janë ndarë çmimet e “Globe Soccer Awards” për futbollistin më të mirë në Botë për vitin 2020.

Cristianbo Ronaldo mori çmimin si “Lojtari më i mirë iu shekullit” derisa Robert Leëandoëski çmimin “Lojtari më i mirë i vitit”.

Çmimin e sulmuesit të Bayernit mund ta kishte fituar Ronaldo, por këtë ka refuzuar ta marrë.

Sipas “Tuttosport” (gazetë e afërt me Juventusin), Cristiano Ronaldo dhe agjenti i tij, Jorge Mendes e refuzuan çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Awards, për shkak se mendonin që Ronaldo e fitoi atë vetëm falë popullaritetit të tij të madh në botë, dhe se atë çmim e meritonte, Robert Lewandowski që kishte sezonin më të mirë në karrierën e tij. /IndeksOnline/