08:11 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Twitter heq më shumë se gjysmën e postimeve abuzive

Tani Twitter ka hequr më shumë se gjysmën e postimeve që përmbajnë përmbajtje abuzive, shkruan Indeksonline.

Kjo gjë do të vazhdojë në mënyrë automatike. Këtë e ka konfirmuar CEO i Twitter, Jack Dorsey përmes një raporti.

38% të përmbajtjes abuzive u hoqën në tremujorin  e parë të këtij viti dhe 43% në tremujorin e dytë, sipas Venture Beat.

Twitter përcakton “përmbajtjen abuzive” si “një përpjekje për të ngacmuar, frikësuar ose heshtur zërin e dikujt tjetër”.

Rrjeti social së pari përmblodhi një politikë për gjuhën e urrejtjes në vitin 2017, e cila përfshinte ndalimin dhe heqjen e llogarive të lidhura me organizata që promovojnë dhunën, si dhe fshirjen e tëeet-eve që lavdërojnë dhunën dhe duke pezulluar përgjithmonë përdoruesit që vazhdojnë të shkelin politikat./Indeksonline/