21:40 / E Hënë, 25 Prill 2022 / AR

Twitter njofton se kompania do t’i shitet Elon Musk-ut për 44 miliardë dollarë

Twitter ka rënë dakord t’i shesë veten Elon Musk-ut, në një marrëveshje me vlerë rreth 44 miliardë dollarë.

Kështu është bërë e ditur nga vet kompania këtë të hënë.

Marrëveshja mbyll një cikël lajmesh të stuhishme, në të cilën shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX u bë një nga aksionerët më të mëdhenj të Twitterit.

Marrëveshja vjen pasi Musk zbuloi javën e kaluar se kishte financuar 46.5 miliardë dollarë për të blerë kompaninë.

Bordi i Twitter u mblodh të dielën për të vlerësuar ofertën e Musk.

Ndërsa Musk tha në Twitter të hënën “shpresoj që edhe kritikët e mi më të këqij të mbeten në Twitter, sepse kjo është ajo që do të thotë liria e fjalës”.