18:45 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tymi i këtij biznesi në Prishtinë, “ma zi se Obiliqi” (Video)

Tymi i zi që shkonte drejt qiellit, ua ka tërhequr vëmendjen disa banorëve në Tophane të Prishtinës.

Ndërkohë, për dy ditë institucionet nuk kanë rreshtur së kërkuari qytetarëve që të mos ndezin qymyr dhe të reduktojnë vozitjen e veturave.

Kjo nuk i ka bërë përshtypje një pronari  të një furre buke në këtë pjesë të kryeqytetit, i cili duket se ka përdorur thëngjillin për biznesin e tij.

Pamjet më poshtë ia ka dërguar redaksisë së Indeksonline një lexues i saj.