08:58 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tyson Fury mund me vështirësi Otto Wallin, mbetet i pamposhtur

Tyson Fury ka mposhtur Otto Wallin në Las Vegas, duke e zgjatur serinë pa humbje në 30 ndeshje, pavarësisht prerjes së keqe në syrin e djathtë që pësoi në raundin e tretë.

Fury, i cili ishte favorit absolut në letër, pritej gjerësisht të bënte punë të lehtë me Wallin, përpara ndeshjes së tij shumë të përfolur me Deontay Wilder.

Prerja në syrin e djathtë të tij ishte e thellë dhe po derdhej me gjak, duke vazhduar të përkeqësohej gjatë gjithë periudhës.

Sidoqoftë, Fury tregoi zemrën e tij dhe arriti të kapërcejë luftën dhe ta fitojë atë me pikë./Indeksonline/