U akuzua se ishte pijanec, Bellingham i kundërpërgjigjet Youtuberit pas golit të tij
Real Madridi ka fituar sonte ndaj Monacos.
Ata arritën një fitore të thellë 6-1, në “Santiago Bernabeu” duke treguar dominim total në këtë ndeshje.
Një nga golashënuesit ishte Jude Bellingham, i cili ishte në qendër të vëmendjes për situatat jashtë fushe.
Kjo pasi që një youtuber spanjoll i quajtur AuronPlay, i cili tha se Bellingham “e adhuron alkoolin tepër shumë”.
Pas golit të tij në këtë ndeshje, ai i është kundërpërgjigjur atij duke bërë festimin e pijes./IndeksOnline/

