U arrestuan në flagrancë me molotov, 11 të arrestuarit në protestën e PD-së dalin para gjykatës
Njëmbëdhjetë persona të arrestuar gjatë protestës së Partisë Demokratike pritet të dalin sot përpara Gjykatës së Tiranës, pasi u ndaluan në kushtet e flagrancës.
Të arrestuarit akuzohen për përdorim të mjeteve shpërthyese të tipit molotov dhe përfshirje në veprime të dhunshme gjatë tubimit.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 prej tyre, ndërsa për pjesën tjetër pritet të vlerësohen rrethanat dhe provat e mbledhura.
Ndërkohë, lidhur me të njëjtën ngjarje, janë proceduar edhe 15 persona të tjerë, të cilët po hetohen në gjendje të lirë.

