22:29 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

U bë terr, Cagliari i del boll të famshmit Inter

Cagliari e ka mposhtur Interin me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të kësaj jave në Serie A. Skuadra që po lufton për mbijetesë në Serie A e kreu punën në pjesën e parë duke shënuar dy gola.

Ceppitelli e Pavelotti realizuan për vendasit. Për Interin realizoi Laurato Martinez.

Interi tentoi barazimin me çdo kusht në pjesën e dytë, por që mbrojtja e vendasve ishte tejet stabile. Madje, Cagliari dështoi të shënoi nga penalltia në fundin e ndeshjes.

Interi me këtë disfatë rrezikon seriozisht ta humbas pozitën e tretë në Serie A të cilën e mbanë që shumë javë./Indeksonline/