21:44 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

U bllokua qarkullimi në afërsi të Katedrales në Prishtinë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës bllokoi thuajse gjithë kalueshmërinë në afërsi të Katedrales në Prishtinës.

E gjithë kjo si pasojë e një aksidenti, për të cilin Indeksonline raportoi gjatë mbrëmjes.

I kontaktuar nga Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi deklaroi se në ora 19:15 një aksident ka ndodhur në këtë anë të kryeqytetit dhe një tjetër në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, në ora 20:00.

“Në të dyja aksidentet kanë qenë të përfshira nga dy vetura dhe të lënduar nga dy persona”, shtoi Krasniqi./Indeksonline/