21:45 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

U caktua takim me 20 klubet e Superligës, vetëm dy u paraqitën

Këtë fundjavë do të fillojë sezoni i ri në Superligën e Kosovës në volejboll.

10 ekipe në konkurencën e meshkujve dhe 10 në të femrave do të garojnë për “fronin” e të parit.

Para fillimit, ishte paralajmëruar një takim nga komisari i garave, Lulzim Gërguri me përfaqësuesit e klubeve të të dyja konkurencave, e që ishin 20, shkruan Indeksonline.

Të gjitha ekipet, 20 sosh morën dje njoftimin për takimin e sotëm, por vetëm përfaqësuesi i ekipit të klubit të meshkujve nga Lipjani “KV ULPIANA” dhe përfaqësuesi i ekipit të femrave të “KV FERIZAJ” ishin prezent.

Bashkë me ta ishte edhe komisari i garave, Lulzim Gërguri.

Pas pritjes gati 20 minutëshe takimi nuk u mbajt, ndonëse ishte takim i rëndësishëm para fillimit të Kampionatit.

Të ftosh 20 ekipe në takim dhe të vijnë vetëm dy, kjo tregon neglizhencën që Federata e Volejbollit po e bën por në të njëjtën kohë edhe mosseriozitetin e klubeve e që e arsyeton pse volejbolli mbetet një sport shumë pak i popullarizuar në vendin tonë./Indeksonline/