19:20 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

U hodh nga kati i katërt, humb jetën 35 vjeçarja

Një 35-vjeçare është hedhur nga kati i katërt ditën e sotme në Firt.

Ajo është dërguar në spital nga familjarët të cilët shprehen të shokuar por atje ka jetur vdekjen.

Gruaja me inicialet E.S, banuese në Patos është hedhur nga kati i katërt i pallatit të saj.

Informacioni paraprak fillestar per ngjarjen

Në datën 28.05.2018, rreth orës 16:25, në Urgjencën e Spitalit Fier ështe sjellë nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasja E.S, 35 vjeçe, banuese në Patos.

Dyshohet se shtetasja E.S është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon.

Shtetasja e mësipërme ka gjetur vdekjen në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.