12:15 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

U kapën duke i marr 2000€ fajde, arrestohen dy prizrenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, të cilët janë kapur duke marr fajde.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj /Shqiptar, pasi që të njëjtit janë zënë në flagrancë duke marrë 2.000€ në emër të fajdeve dhe detyrimit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve, si dëshmi materiale janë sekuestruar: një fletore, një fishek, një thikë dhe dy celular. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Indeksonlline/

 

 

Temat: