U kërkoi ndihmë sepse e la e dashura, Policia ia kthen atë!
Një thirrje ankesë në departamentin e policisë në Ludwigshafen në Gjermani ka lënë gojë hapur zyrtarët e saj.
Personi që telefonoi ishte një 34 vjeçar duke kërkuar ndihmën e Policisë, sepse e dashura e tij e kishte lënë në ato momente pas një mosmarrëveshje.
Oficerja femër e Policisë e këshilluar personin që të tregohet pak më romantik duke i dhënë këshilla se si ta kthente sërish të dashurën, të cilat në fund kishin pas sukses dukë bashkuar qiftin në fjalë.
Oficerja e Policisë ka thënë se edhe pse nuk është punë e policisë që të zgjidhin apo japin këshilla për çiftet që kanë probleme, ata janë të gëzuar gjithherë kur mund të zgjidhin çfarë do problemi qoftë ai madje edhe përtej kompetencave të tyre. /Indeksonline/