22:04 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Policia gjermane ngre kallëzim penal kundër kosovarit

​​ Më parë ai ishte duke vozitur nga Giessen drejt Frankfurtit, ndërsa për t’ju shmangur kontrollit ai shkoi në tualetin e trenit, shkruan focus.de.

Megjithatë policia e priti 24 vjeçarin dhe i kërkoi dokumentet. Ky i fundit refuzoi bindjen dhe i mëshoi me bërryl njërit nga policët, që fatmirësisht mbeti i paplagosur, shkruan albinfo.ch

Nga kontrolli i tij u gjetën plot bileta të papaguara me vlerë disa qindra euro. Pas kallëzimit penal nga ana e policisë, 24 vjeçari nga Kosova u lirua.