20:52 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Vjet mbi 5 për qind e vepra penale në Gjermani, janë kryer nga kosovarët (Dokument)

Numri i kosovarëve që jetojnë në Gjermani për momentin vlerësohet të jetë mbi 208.000 sipas statistikave të fundit të Bundestagut.

Ndërkaq në një publikim të fundit të statistikave nga institucionet e zbatimit të ligjit në Gjermani, del se kosovarët kanë kryer 5.97% të veprave të ndryshme penale gjatë vitit 2017 sipas një dokumenti të publikuar, shkruan Indeksonline.

Ndonëse në dukje është numër i madh veprave të natyrave të ndryshme penale, kosovarët në këtë statistike radhitën në vendin e 49 pas qytetarëve të shteteve të tjera.

Sipas të dhënave pozitive vlerësohet të jetë trendi në ulje i veprave penale të kryera nga kosovarët në krahasim me vitin 2016 sa ishte 6.93% në total të të gjitha veprave të kryera penale në Gjermani.

Shifra më e lartë e veprave penale të kryera nga kosovarët, ishte në vitin 2015, me 8.52%.

Megjithatë kosovarët në këtë listë ndodhen pas qytetarëve nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Sipas statistikave të Bundestagut fjala krimi është një term kolektiv nën të cilin bien të gjitha llojet e krimeve ose veprave penale, shkruan Indeksonline.

Numri i veprave penale të regjistruara në Gjermani është rritur në vitin 2016 krahasuar me vitet e mëparshme.

Sipas statistikave kriminale të BKA në vitin 2016 janë regjistruar rreth 6.37 milion krime.

Rastet e regjistruara si vepër penale përfshin rastet e vjedhjeve, mashtrimit dhe dëmtimit i pronës etj. Krimet kapitale si vrasjet, trafikimi me njerëz ose veprat e llojit të narkotikëve, nga ana tjetër, përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të të gjitha rasteve të krimit.

Numri më i madh i rasteve të krimit është regjistruar në shtetet federale të Nordrhein-Westfalia, Bavarisë dhe Baden-Württemberg. /Indeksonline/