75 Mall Live Search
16:29 / E Hënë, 23 Mars 2026 / L A

U lëndua mbrëmë ndaj Cityt, Gabriel lë grumbullimin me Brazilin

Mbrojtësi brazilian, Gabriel Magalhaes është lënduar së fundmi.

Kjo ndodhi në finalen e mbrëmshme ndaj Manchester City, ku pati probleme me gjurin e tij të djathtë.

Për këtë ai u detyrua të lë grumbullimin për miqësoret e marsit me Brazilin, ku ishte edhe i ftuar nga Carlo Ancelotti.

Ai do të qëndrojë në Londër, për t’u testuar nga stafi mjekësor i Arsenalit dhe për ta evaluuar shkallën e lëndimit të tij./IndeksOnline/