16:22 / E Enjte, 28 Mars 2024 / Gj. Sh

U lëndua me Anglinë, Pochettino konfirmon mungesën e Chilwell

Mbrojtësi i krahut, Ben Chilwell ka munguar sot në stërvitjet e Chelseas.

27-vjeçari pësoi një dëmtim gjatë ndeshjeve ndërkombëtare me kombëtaren angleze, shkruan IndeksOnline.

Mungesen e Chulwell në stërvitjen e sotme e konfirmoi trajneri i Chelseas, Mauricio Pochettino.

“Ai nuk ishte në rregull për t’u stërvitur sot, kështu që ne do të duhet ta vlerësojmë atë përsëri nesër. Isha pak i befasuar që ai filloi dy ndeshje për Anglinë dhe tani ai ka pasur një goditje, por ne kemi nevojë që ai të jetë në dispozicion për të luajtur për klubin tonë.”, deklaroi Pochettino./IndeksOnline/