19:09 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / Gj. Sh

U lirua nga akuazat për sulm seksual: Ten Hag nuk përgjigjet për të ardhmen e Mason Greenwood

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, u pyet për mundësinë e kthimit të Mason Greenwood, pasi u lirua nga të gjitha akuzat për përdhunim, dhunë në familje dhe detyrim ndaj ish të dashurës së tij.

“Për momentin nuk mund të flas për këtë proces. Unë nuk mund të them asgjë. Klubi ka lëshuar një deklaratë dhe nuk mund të them asgjë më shumë”, tha trajneri.

Për mundësinë që ky lajm të ketë ndikuar në skuadër: “Jemi të fokusuar në ndeshjen e radhës. Kjo është puna jonë. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu.”