11:19 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

U mbajt kampionati i Taekwondos në Kosovë

Kampionati i Taekwondos i Kosovës u mbajt këtë vikend në qytetin e Suharekes ne Kosove.

Organizimin e kampionatit e ka bërë Federata e Taekwondos e Kosovës.

Pjesëmarrës në kampion ishin 154 garues, nga nëntë klube.

Klubi Olympic Art nga Prishtina u përfaqësua nga 28 garues në të gjitha kategoritë.


Ky klub ka fituar 15 medalje të Arta, 7 të argjendta dhe 6 të bronzta.