09:52 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

U ndanë, por Isac nuk heq dorë nga Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa tashmë ka filluar një lidhje të re dashurie, shkruan Indeksonline.

Dua ka zgjedhur vellaun e motrave modele Bella dhe Gigi Hadid, Anwarin. Nuk ka shumë kohë që ajo u nda nga i dashuri i saj, kuzhinieri Isac Carew.

Isac, për dallim nga Dua po kalon kohë vetëm, këto ditë ai është duke qendruar në Spanjë më sakt në Madrid. Në postimet të cilat i bën në rrjete sociale nuk mund ta shohim më ndonjë të dashur të re.

Me lidhjen që Dua ka filluar Isac nuk është i frustruar aspak ai nuk i ka fshirë imazhet me Dua Lipen ende i mban në Instagram. Me sa duket ai ka qenë shumë i lidhur me këngëtaren shqiptare dhe nuk e ka pritur aq mirë ndarjen. Por është paksa e çuditshme se të njëjtën gjë se ka bërë edhe Dua, fotot me Isac figurojnë në Instagramin e artistes.

Edhe pse Dua ka filluar lidhje të re Isac ndoshta pret kthimin e saj./Indeksonline