17:01 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

U nisën për pushime pranverore, katër shokët përballen me personin e armatosur

Kur shkoni për pushime në një vend të huaj, padyshim që duhet të jeni të kujdesshëm dhe të lexoni për atë vend.

Katër shokë ishin nisur nga Indiana për në Oakland të Floridës për të kaluar pushimet pranverore, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, kur u ndalën në një pompë derivatesh u përballën me një situatë aspak të këndshme.

Ata derisa po mbushnin veturën me derivateve, përpara u doli një person i armatosur.

Shokët në ato momente nuk ditën çka të bënin, por filluan ta sulmojnë njeriun e armatosur.

Në fund, ai u dorëzua dhe u largua nga vendi i ngjarjes, derisa katër djelmoshat shpëtuan pa u lënduar.

Kjo histori padyshim që do të mbes në mendjen e tyre, si karakteristikë e pushimit pranveror. /Indeksonline/