23:06 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

U njoh me një burrë në emision, e reja tregon bisedat private: Si më tronditi në…

Një tjetër histori nga ato që dëgjojmë rrallë është rrëfyer mëngjesin e sotëm direkt në televizion.

Një 28-vjeçare e divorcuar ka telefonuar në emisionin “Aldo Morning Show” nga ku ka kërkuar njohje.

Esmeralda tha se është e divorcuar prej 5 vitesh dhe se disa ditë më parë ishte njohur me një burrë përmes emisionit.

Por sipas saj njohja nuk kishte zgjatur pasi ai i kishte thënë në telefon se nëse ajo e takon mund të “vdesë” për të duke i lënë të nënkuptonte se është shumë i mirë.

“Jam Esmeralda nga Peshkopia 28 vjeç e divorcuar prej 5 vitesh.

Mua nuk më janë përshtatur shumë ata që kam dëgjuar. Unë momentalisht nuk merem me asgjë.

Ne kemi folur edhe herë të tjera, unë kam fol me njërin dhe më tha:

Ti po t’më shohësh mua do vdesësh për mua.

Unë s’kam ndërmend të vdes për askënd”, tha Esmeralda.