16:18 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / MSH

U përpoq të ndihmonte në vërshime, asambleisti i PDK-së thyen dorën

Një asambleist i Partisë Demokratike të Kosovës është lënduar mbrëmë gjatë vërshimeve të shiut.

Sejfullah Sejfullahu nga fshati Krushë i Rahovecit ka treguar se ka thyer njërën dorë teksa ishte duke ndihmuar në pastrimin e podrumeve.

“Gjatë vërshimeve të mbrëmshme, në përpjekje për të ndihmu me pastru podrumet, mbrëmë u rrëzova, kam thyer njërën dorë, tjetrën e kam plasaritë, andaj për pak kohë do jem out!” ka shkruar Sejfullahu në facebook.

Ai ka ndarë edhe një fotografi të tijën ku shihet se po mban dorën e lidhur.