20:54 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

U pritë shumë prej tij, por ylli i Barçës po injorohet nga Valverde

Malcom do të duhet ta shikojë ndeshjen e së mërkurës në Champions League ndaj Tottenhamit në televizor.

Braziliani nuk është përfshirë në listën e 20 lojtarëve të ftuar, e cila do të udhëtojë në Londër të martën.

Malcom mbetet jashtë planeve të Valverdes pas një lëndimi në kyçin e këmbës që e mbajti jashtë fushave të blerta për tri ajvë.

Megjithatë, ka vend për mbrojtësin e majtë të Barçës B, Miranda, derisa Inaki Pena ka udhëtuar si portier i tretë, transmeton IndeksOnline.

Malcom sigue ajeno a los planes de Ernesto Valverde

Mungesa e Malcom është duke u bërë edhe më normale. Pasi u transferua te katalunasit në verë, ende ende nuk ka lënë gjurmë në ”Camp Nou” si dhe është lënë jashtë ndaj Athletic Bilbaos në fundjavë.

Miranda vjen si zëvendësues i Jordi Albas, derisa Sergi Roberto mungon shkaku i një lëndimi.

Samuel Umtiti është gjithashtu mungesë pas lëndimit, por mbrojtësi francez është i pezulluar edhe nëse do të ishte i gatshëm.

Skuadra e plotë: Ter Stegen, Semedo, Piqué, I. Rakitic, Sergio, Denis Suárez, Coutinho, Arthur, Suárez, Messi, O. Dembélé, Rafinha, Cillessen, Lenglet, Jordi Alba, Munir, Vidal, Vermaelen, Miranda dhe Iñaki Peña./IndeksOnline/

Temat: