12:21 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

U raportua sot, por Njësitet Speciale u grumbulluan dje në Jug të vendit!

Ndonëse u raportua sot, mirëpo e vërteta ishte dje, se rreth orës pesë të mëngjesit Njësitet elite të njohura si “FIT” të Policisë së Kosovës ishin grumbulluar në bazën “Belvedere”, që gjendet në Jug të Mitrovicës.

Ekipi i Indeksonline ka qëndruar dje në Veri dhe Jug të vendit, ku dhe ka raportuar direkt nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu, Indeksonline ka qëndruar edhe në kampin policor, që është në jug të vendit.

Ndryshe, në disa  media u raportua se forcat e njësisë elite të njohur si “FIT” dhe forca tjera speciale nga Prishtina ishin futur sot brenda bazës “Belvedere” në veri të vendit./Indeksonline/

Më poshtë keni foto të Njësive të Policisë të pozicionuar në Jug të Mitrovicës.

(Fotografi ku qëndrojnë njësia policore në Jug të vendit)